KANDIDATI I PD-së NDALET NË FSHATIN PLEZHË DHE NENSHAT, SHPALOS PRIORITETET E TIJ. Kandidati I Partise Demokratike ne Bashkine Vau Dejes, Zef Hila, vijon takimet me banore te zones per tu njohur me problematikat por edhe shqetesimet e komunitetit. Ndalesa e radhes ka qene ne fshatin Plezhe te Komunes se Bushatit, ku gjate ketij takimi me banore te kesaj zone, kandidati I PD-se, kryetari aktual i komunes Bushat, Zef Hila ka garantuar se investimet do te vijojne ne kete zone.

Fshati Nenshat, ne komunen Hajmel, ka qene nje tjeter ndalese e kandidatit te PD-se ne Bashkine Vau Dejes. Hila eshte takuar me banore te zones, te cilet kane deklaruar se prej shume vitesh kjo zone eshte lene ne harrese dhe kerkon nderhyrje emergjente. Gjate fjales se tij kandidati Zef Hila, eshte ndalur tek arsimi, si nje nga fushat me prioritare qe ai do te kete gjate mandatit te tij. Keto takime, te cilat vijojne prej disa ditesh, kane nje synim te vetem, njohjen e problematikave dhe hartimin e nje program ambicioz dhe te suksesshem, ne menyre qe dretjimi I Bashkise se Vau Dejesit te jete gjithperfshires dhe ne bashkeqeverisje me banoret.