Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon letërporosi sërish në Gjermani për marrjen e deklarimeve të Arbër Çekajt. Kjo pasi dje skadoi afati i hetimit të dosjes së 613 kg kokainë në Maminas.

E ndërsa kërkesa për ekstradimin e Arbër Çekajt në Tiranë ende nuk ka marrë përgjigje prokuroria ka zgjatur me tre muaj afatet e hetimit për Armando Pezakun dhe Donaldo Lusha, dy të arrestuarit.