Zgjatet me tre muaj, afati i hetimit për dy ish-komisarët e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe Gjergj Kohila, të dyshuar për lidhje me bandën e Habilajve në trafikun e drogës. Të dy ish-komisarët janë në arrati.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka shtyrë afatin deri më 20 nëntor 2018 për shkak të kohës që nevojitet për analizimin e tabulateve telefonike, por edhe për pyetjen e personave që kanë dijeni.

Hetimet për ish-komisarët po zhvillohen paralelisht me ato për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i dyshuar për lidhje me bandën e Habilajve në trafikun e drogës.