MINISTRIA E BRENDSHME NJOFTON SE ZYRAT DO JENË TË HAPURA EDHE GJATË FUNDJAVËS.Nesër data 21 qershor 2015 çdo zgjedhjes që ka mbushur 18 vjeç, ka të drejtë të ushtrojë të drejtën kushtetuese të votimit. Qendrat e votimit do te hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara Kodin Zgjedhor.

Cdo qytetar qe te votoje duhet te jete i pajisur me nje dokument identifikimi, karte identiteti ose pasaporte biometrike. Ndersa per cdo problem me identifikimin qytetaret mund ti drejtohen gjykates e cila do te jete ne dispozicion te tyre per cdo problem. Nderkaq Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për dokumenta biometrikë, të drejtohen pranë zyrave përkatëse për t’i tërhequr ato pasi zyrat e tërheqjes së letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike do të jenë hapura edhe ditën e shtunë e të dielën, 20 qershor dhe 21 qershor. Kjo, për t’u dhënë mundësi shtetasve që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale.

Oraret do jene:

 08:00 – 16:00, 20 qershor 2015

08:00 – 14:00, 21 qershor 2015

Gjithashtu për të mbështetur këtë proces të rëndësishëm, të gjitha Zyrat

e Gjendjes Civile do të jetë të hapura ditën e shtunë e të diel, nga ora

08:00 deri në 14:00, njofton Ministria e Brendshme.

Artikulli paraprakNGJYRA E BARDHE ,TREND PËR KËTË VERE
Artikulli tjetërGATI MATERIALET ZGJEDHORE NË 4 KZAZ TË BASHKISË SHKODËR