PAS 1 VITI E GJYSËM BIE NË PRANGAT E POLICISË AUTORI I NGJARJES NË LAÇ. Pas një viti e gjysëm nga krimi në ditën e zgjedhjeve të 23 qershorit në Lac, ku mbeti i vrarë më armë zjarri përkrahësi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjon Gjoni, ka rënë në prangat e policisë autori i i këtij krimi.

I arrestuari është Enver Curri 47 vjeç banues në Tiranë, ndërsa ndalimi i tij u bë pranë një spitali privat në kryqytet pasditen e së mërkurës.47-vjeçari po shoqëronte në këtë spital 39-vjeçarin Lulzim Ademi, edhe ky i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 12 vjet e tre muaj burg për “Pjesmarrje në organizatë kriminale për trafikim lëndësh narkotike”.Në momentin e arrestimit, Enver Curri, ka tentuar të kundërshtojë forcat e policisë, teksa gjatë kontrollit iu gjet një pistolete, një sasi prej 11 mijë eurosh si dhe mjete identifikimi.Enver Curri, akuzohet se më datë 23 qershor në qëndrën e votimit pranë shkollës” At Shtjefën Gjecovi” në Laç ka ekzekutuar me armë zjarri Gjon Gjonin, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim.Ndërkohë në këtë ngjarje mbeti i plagosuru edhe deputeti aktual i Partisë Demokratike, Mëhill Fufi asokohe kandidat, si dhe kushëriri i tij Kastriot Fufi.Që prej asaj ngjarje kohe, Enver Curri, ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare