Zgjedhjet në Maqedoni, Zekiri: Pjesëmarrje e ulët e shqiptarëve

 

Sot në Maqedoni në një klimë politike të tensionuar po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Nga ora 07:00 deri në 19:00 të gjithë qytetarët maqedonas, shqiptarë dhe të pakicave të tjera do të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Muhamed Zekiri, kandidat i LSDM u shpreh se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje ka qenë e ulët ndërsa në nivel të përgjithshëm ky numër ka shënuar rritje. Ai gjithashtu deklaroi se gjatë votimit janë shënuar disa incidente, ku kanë mbetur të arrestuar disa persona që kanë tentuar ndryshimi i votës.

Artikulli paraprakARSIMI, RAMA: VLERËSIMI NGA ‘PISA 2015’ MË I MIRI NË 12 VITE
Artikulli tjetërSHFAQËN SJELLJE TË DYSHIMTË, DY TRAFIKANTËT SHQIPTARË KAPEN ME DROGË NGA POLICIA