MEDIAT RAPORTOJNË SE PRITET QË DATA E ZGJEDHJEVE LOKALE TË JETË 21 QERSHORI. Presidenti Bujar Nishani pritet të dekretojë sot datën e zgjedhjeve vendore të 2015. Mediat e shkruara publikuan sot në mëngjes 21 qershorin si datën që Presidenti do të përcaktojë që shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit. Është Kodi Zgjedhor që e detyron kreun e shtetit, që të caktojë ditën kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhurit vendorë.

Brenda datës 15 dhjetor, Kodi Zgjedhor në nenin 9, përcakton se Presidenti duhet ta shpallë datën jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë, që në rastin konkret i bie 15 shtatori. Presidenti duhet të përcaktojë si ditë të mbajtjes së zgjedhjeve, një nga dy të dielat e fundit të periudhës përkatëse zgjedhore. Ndaj sipas përllogaritjeve, zgjedhjet duhet të zhvillohen në një nga dy të dielat e para të muajit qershor. Duke mbetur tek beteja për vendoret e 2015, Maxhoranca pritet të plotësojë trupën e komisionit qendor të zgjedhjeve brenda muajit janar. Pritet, që fill pas plotësimit të KQZ, mazhoranca, të bëjë edhe ndryshime ne Kodin Zgjedhor, kërkesë e përsëriotur deri më tani nga institucioni më i lartë i zgjedhjeve, por edhe një domosdoshnëri, në rast se zgjedhjet do të bëhen sipas ndarejs së re të territirit, që e shohin Shqipërinë në 61 njësi vendore.