PËR KRYETARIN E RI GAROJNË 8 KANDIDATË, 4 JANË PRETENDENTË  .

 

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës, një ndër bastionet më të rëndësishme e më të mëdha të kësaj force politike në shqipëri kanë marrë vemendjen e të gjithë delegatëve të shkodrës për të mësuar më shumë rreth programin apo platformës që kanë 8 kandidatët që janë të listuar. Të 8 kandidaturat kanë dhënë dhe arsyen pse kërkojnë votën e delegatëve të pd-së për t’u vendosur në postin e kryetarit të ri.
Pavarësisht se në garë kanë hyrë 8 kandidat sipas burimeve pranë delegatëve të Partisë Demokratike katër prej tyre janë emrat më potencial të mundshëm që mund të ndajën kryetarin e ri për qytetin e Shkodrës.
Delegatët e Partisë Demokratike të kësaj dege në qytetin e Shkodrës janë duke votuar sot për kryetarin e ri në kuadër të rikonstruktimit që është duke bërë kjo forcë politike në shkallë kombëtare. I pranishëm në hapjen e këtyre votimeve ka qenë kryetari i PD-së Lulzim Basha. Pas fjalës së tij është ka filluar dhe proccesi i votimit. Përpara përfundimit të zgjedhjeve ka folur dhe kryetari në detyrë Astrit Bushati që e cilëson si një proces që do ti shërbejë ringritjes së fuqishme të PD-së ku ai kandidat që do përzgjidhet mendohet të punojë më mirë.
Më tej Bushati ka folur dhe për mospraninë e deputetes Jozefina Topalli që sipas tij nuk e zbeh këtë process të votimit.
Në fund Bushati nuk ka preferuar të bëjë një koment për fjalën e tij drejtuar gjithë delegatëve dhe kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha, ku jashtë pranisë së mediave ai tha se Pd, bëri gabime në ndryshimin e listës së kandidatëve gjatë zgjedhjeve të 23 qërshorit.
Aktualisht per zgjedhjen e kryetarit te ri te Pd-se ne Shkoder do të votojnë mbi 600 delegatë që do të përzgjedhin mes 7 kanditaturave atë që do të drejtojë këtë forcë politike për katër vitet e ardhshme.