Kanë përfunduar votimet për Parlamentin Europian në disa shtete. Zgjedhjet kanë përfunduar në Gjermani, Greqi, Holandë ,Sllovaki dhe Austri.

Sipas Exit poll në Gjermani ka fituar partia e CDU-CSU me 27.5%, ndërsa në Greqi kanë fituar konservatorët, partia Demokracia e Re me 32% të votave.

Sipas Exit poll në Holandë ka fituar partia Laburiste me 18 %.,ndersa liberal-konservatorët e Mark Rutte ka dalë te dytet me 15 %.
Ne Austri sipas exit poll, fiton partia e kancelarit Kurz me 34.5%.Në Sllovaki fitojnë Pro Evropianët me 20.1% te votave.

Sipas parashikimeve të publikuara nga Parlamenti Europian muajin e kaluar, blloku i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Evropiane do të humbasë 37 nga 217 vendet dhe grupi i qendrës së majtë S & D do të bjerë nga 186 në 149 vende.
Nga grupimet e ekstremit të djathtë, grupi Evropa e Kombeve dhe Lirisë parashikohet që të rritet nga 37 në 62 vende.