Kur na ndajnë pothuaj 48 orë larg ditës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit qytetarët shkodranë duken skeptikë nëse do të marrin pjesë në procesin e votimit.

Sipas tyre, tashmë e kanë humbur besimin te politika, pa dallim partish ndërsa nuk mungojnë as rastet kur një pjesë e shkodranëve mendojnë të kundërtën.

Ndërkohë, nuk mungojnë as rastet kur qytetatarët të cilët nuk duan të marrin pjesë në votime, për shkak se në Shkodër ka vetëm një kandidat për kryetar bashkie.

Vetëm 2 ditë para 30 qershorit situata politike mes mazhorancës dhe opozitës vazhon të mbetet e pastabilizuar. Si duket, këto ndryshime kanë konfuzuar edhe më shumë qyetarët shkdoranë për t’ju drejtuar të qetë kutive të votimit.