Në Kuvend është dorëzuar një projektligj me firmën e një grupi prej 29 depuetësh që kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Përmes tij kërkohet implementimi i listave të hapura dhe eleminimi i koalicioneve parazgjedhore.

This slideshow requires JavaScript.

Në projektligjin e paraqitur nga ana e deputetëve të opozitës parlamentare, me drejtues Edmond Stojkut, deputet i LSI-së në Kuvend, bëhet e ditur se kërkohet që të përcaktohet në Kushtetutë vendosja e listave të hapura, kufirit 5% për korrektim kombëtar dhe eleminimi i koalicioneve.

Nëse këto ndryshime miratohen, përmbyset e gjithë marrëveshja për reformën zgjedhore e dakorësuar nga ndërkombëtarët në selinë e ambasadës amerikane.

Në një prononcim për mediat, ditën e dorëzimit të draftit (12 qershor), Murrizi tha se bëhet fjalë për nenin që flet për listat e hapura dhe për zonat zgjedhore.

“Jam sot këtu që të shpreh para jush që 29 deputetët të opozitës së parlamentit shqiptar, në mënyrë institucionale, propozojmë rishikim të Kushtetutës për nenin 68 për hapjen e listave dhe nenin 74 për zonat zgjedhore. Mirëpresim maxhorancën dhe faktorin politik shqiptar për të diskutuar këtë reformë zgjedhore. Kodi zgjedhor është njëra anë, që do i jepte mundësi shqiptarëve për lista të hapura. Drafti që sot depozituam në Kuvend, që dhe ia vumë në dispozicion atij, parashikon hapjen e listave, që të ndryshojnë ato dy nene. Nisma jonë buron nga ndryshimi i kushtetutës. Pragu elektoral, koalicionet parazgjedhore apo pas zgjedhore. Nuk është shkarkim (propozimi per zevendesimin e Rudina Hajdarit). Ne kemi protokolluar një kërkesë, që të zëvendësohet bashkëkryetarja. Ju e keni qejf fjalën shkarkim, se jeni mesuar me largime, shkarkime. Kemi propozuar që në vend të Hajdarit, të jetë zoti Myslim Murrizi.”, -tha Murrizi.

Artikulli paraprak“TË GJITHË ATA SKIZOFRENË QË SHAJNË BESËN PËR MATURËN…” LLESHAJ I DEL NË KRAH MINISTRES SË ARSIMIT DHE RENDIT “MËKATET” E VETME TË SAJ
Artikulli tjetërTONIGHT – 23.06.2020