Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën e fortë, teksa është shprehur se opozita dhe mazhoranca shqiptare ishin vënë në dijeni të deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon.

Në një lidhje direkte, menjëherë pas kryeministrit Edi Rama, Berisha tha se opozita dhe mazhoranca ishin njoftuar nga vetë Greqia për deklaratën e Mitsotakis, sipas tij, një praktikë normale kjo mes dy shteteve.

“Gënjeu, mashtroi dhe nuk dha asnjë shpejgim. Ai ishte para jush si Kryeministri i dajres dhe kazanit. Qeveria greke ka notifikuar para deklaratës autoritetet shqiptare të dy krahëve, të pozitës dhe opozitës. Padiskutim që do ketë një deklaratë të tillë. Kjo ëstë praktikë normale e civilizuar dhe etike. Dhe këtë pala greke e ka përmbushur plotësisht. Tjetër punë se pala shqiptare fut kokën nën jorgan dhe thotë smë ka njoftuar”, u shpreh ish-kryeministri.