Kjo është situata aktuale ne sheshin prane “Varrezave të Deshmorëve”
Disa herë vetë banorët kanë bërë apel që kjo situatë të zgjidhet ashtu siç edhe ekspertët e mjedisit por përballë këtij problemi madhor institucionet duket sikur janë dorëzuar pa ndërhyrë me forcën e ligjit për ta shmangur ndotjen masive që bëhet në zonë.

Pavarësisht angazhimit të institucioneve, edhe Bashkisë së Shkodër për ndryshimin e imazhit të kësaj zone, sërish kjo zonë nuk është ne qender te vemendjes në projekte apo investime konkrete të cilat do të zhduknin imazhin e mbetjeve por edhe mbetjet urbane në shtratin e lumit Kir.

Ndërkohë nga organet e policisë edhe nga prefektura është premtuar se do merren masat e duhura për të ndëshkuar shkelësit por deri më tani asnjë prej këtyre premtimeve nuk është mbajtur.

Thuajse në të gjithë pjesën pranë varrezave të dëshmorëve vijojnë që të hidhen mbeturina pafund.Brenda pak kohesh ky vend po i kthehet serish pamjes se dikurshem, mbushur ne mbetje dhe mbi te gjitha mbetje te ngurta.

Nje papergjegjeshmeri e tille, hera heres legjitimohet edhe nga fakti se ne Shkoder mungon nje vend per depozitimin e mbetjeve interte, e keshtu qytetaret apo kompani te ndryshme tregohen praktik dhe vendi i pare qe i vjen ne medje per te depozituar inerte eshte tek ky shesh.

Depozitimi i mbetjeve të ngurta përbën shqetësim jo vetëm për banorët por edhe ka ndikim në ndotjen mjedisore që shkakton tek Lumi Kir duke mos lënë këtu dhe prishjen e imazhit të Varrezave të Dëshmorëve.