Reparti i Eliminimit, Neutralizmit të Elementëve të Armatosur, RENEA do të zgjerohet.

Vendimi është marrë pas një marrëveshjeje mes policisë gjermane dhe ministrisë tonë të Brendshme.

Burimet thanë se pritet të krijohet një njësi e veçantë e cila do të drejtohet nga oficerë gjermanë. Kjo njësi do të jetë e trajnuar në teknologji, stërvitje, si edhe ndërhyrje ndaj elementëve të rrezikshëm.

Ky repart është reparti më i përgatitur në Policinë e Shtetit dhe përbëhet nga policët më të aftë në republikë.