Zgjidhet kryetari komisionit të jashtëm të vlerësimit dhe sekretariatit teknik që do të bëjnë vettingun në policinë e shtetit. Burime  bëjnë me dije se është përzgjedhur anëtari Viktor Berdo në krye të komisionit.

Berdo do të drejtoj komisionin e vetting në policinë e shtetit. Gjeneral Major Viktor Bërdo ka pasur një karrierë të gjatë në Forcat e Armatosura, deri në detyrën e Zv. Shefit të Shtabit.

Ndërsa tashmë do të drejtojë komisionin e vettingut në polici. Vettingu pritet që të nisë me kryepolicin Ardi Veliu dhe 12 drejtorët e qarqeve.

Stafi i përzgjedhur nuk do të kalojë në filtër vetëm drejtuesit e policisë së shtetit por edhe drejtuesit dhe anëtarët e Gardës së Republikës si dhe stafin e shërbimit të brendshëm dhe ankesave në polici.

Artikulli paraprakASAMBLEJA E KIE: NËSE NA KËRKOHET, GATI TË NDIHMOJMË OPOZITËN DHE QEVERINË TË DALIN NGA KRIZA POLITIKE
Artikulli tjetërPROTESTA E PD PARA PARLAMENTIT,SULMOHET NGA PROTESTUESIT MINISTRI KLOSI