Gjykata e Lartë me një trupë provizore vendosi që t’u thotë ‘Po’ ekstradimeve të Hajri Seferit, Robens Berberit, Besnik Lekës dhe Valentina Dushkut. Trupa e Gjykatës së Lartë u plotësua përkohësisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor vetëm për cështjen e ekstradimeve.

Gjyqtari i Lartë, Ardian Dvorani dhe dy kolegët e tij të Apelit, Albana Boksi dhe Sokol Binaj vendosën rrëzimin e rekursit të të pandehurve duke i hapur rrugë ekstradimeve të katër personave që kanë llogaritë e hapura në vende të tjera. Tashmë do të jetë ministra e Drejtësisë që do të marrë vendimin përfundimtar.

Pas kolapsit ku ndodhet Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ndërhyri duke caktuar dy gjyqtarët Boksi dhe Binaj me mision vetëm për katër çështjet e ekstradimeve, ndërsa tashmë që këta të fundit janë rikthyer në detyrat e tyre në Gjykatën e Apelit, ky institucion mbetet sërish me vetëm një anëtar dhe jashtë funksionit, ashtu si Kushtetuesja.

Artikulli paraprakDJEGIET E LËKURËS, FLUKS PACIENTËSH NË QSUT. Ç’KËSHILLON MJEKU
Artikulli tjetërRAMA: ‘MIGJENI’ NË VJESHTË NIS FLUTURIMET DREJT ITALISË, TANI NA SHANI QË MOS NA MARRIN MË SYSH