Ky është Neziri, 72 vjeç, profesori i letërsisë, i cili ka përjetuar të gjitha emocionet negative të tërmetit të fuqishem të mëngjesit të 15 prillit 1979 në Shkodër.

Goditjet e para kanë ardhur në orën 07:20 të mëngjesit, ndërsa po punonte më të vëllanë në bahçe, si çdo ditë tjetër.

Shtëpia e Nezirit ishte e rrethuar me hardhi. Pas goditjeve të fuqishme, vëmendja e tij ishte përqëndruar në pritjen e dhimbshme të rënies së mureve të saj. Për disa çaste ndjeu frikë për anëtarët e tjerë të familjes.

Të gjithë ishin jashtë, përveç mbesës së saj 11 vjeçare, e cila kishte mbetur në rrënojat e banesës. Një fat i madh deshi që pas goditjeve të fuqishme të tërmetit, edhe pse tre perde të mureve të brendshme të banesës kishin rënë, ajo doli jashtë pa asnjë dëm.

Pak meta më tutje, Neziri rrëfen tmerrin e një nëne të re, të cilës muri i shtëpisë i kishte zën poshtë të birin. Me ndërhyrjen e shpejtë të të gjithë fqinjëve, ia dolën mbanë t’a shpëtojnë.

Menjëherë pas tërmetit, Neziri na rrëfen se i gjithë shteti komunist i asaj kohe u tregua i gatshëm të rindërtoj edhe njëherë nga fillimi të gjithë lagjen “Bahçallëk”, të gjithë ndërtesat e dëmtuara.

Fatmirësisht në këtë lagje nuk kishte ansjë të vdekur, ndërsa për gjashtë muaj arritën të hyjnë në shtëpitë e reja.

Tërmeti i atij mëngjesi prilli ka shënjuar njëherë e përgjithmonë jetën e këtyre banorëve, duke lëne brengën, dhimbjen dhe shkatërrimin në zemrat dhe mendjet e tyre.

 

 

Artikulli paraprakDHURIM GJAKU, RRITET NUMRI I TALASEMIKËVE
Artikulli tjetërNË LIQEN DO LEJOHEN VETËM VARKA ME TARGA