Kryetari i KQZ, Klement Guri është shprehur se nuk ka asnjë përpjekje serioze nga asnjë njeri për të bërë një vlerësim ligjor të dekretit.

Ai u shpreh se do votonte vetëm për vezhguesit dhe do dalë kundër votimeve të tjera.

Klement Guri: “Me keqardhje shikoj se nuk ka asnjë përpjekje serioze nga askush, as individë dhe as instituticion që mundet të kenë mundësinë ligjore për të vënë në lëvizje dhe për të bërë një vlerësim ligjor, real të dekretit.

Gjithsesi jemi në këto situata dhe i thashë këtë fjalë për të thënë që unë personalisht, pikërisht për këto arsye jam kundër vendmarrjeve në parim, nuk kam asgjë me brendinë, por në parim. Ndërkohë që do çedoj nga ky qëndrim vetëm për vëzhguesit, ndërkombëtare apo vendas.

Me gjithë respektin janë monitoruesit e vërtetë të gjithçkaje që ndodh, janë ata që bëjnë një vlerësim korrekt të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm të të vendmmarrjeve të cilat janë në tejkalim të kërkesave të ligjit. I thashë këto fjalë vetëm për arsyen e thjeshtë, për të konfirmuar se në vendimmarrjet që do vijnë, përjashtuar vëzhguesit, unë jam kundër në parim.”

Artikulli paraprakPËSON INFARKT SAPO FUTET NË DET, HUMB JETËN E MOSHUARA NË VLORË, VIKTIMA E TRETË NË QERSHOR
Artikulli tjetërRAMA: META KOMPLEKS, KA BËRË GJËRA TË MIRA, POR TANI NXITI DHUNËN