KOMUNA SHALË NIS PUNËN PËR HAPJEN E AKSIT TË BLLOKUAR PREJ 10 DITËSH.Në zonat e thella malore të Dukagjinit ka nisur puna për zhbllokimin e aksit rrugor i cili prej 10 ditësh është bllokuar nga reshjet e borës dhe ngricat e mëdha.

Aksioni është ndërmarrë nga komuna Shalë e cila ka vënë në funksion fadromën e vënë në dispozicion nga shtabi i emergjencave civile. Nga sa mësohet deri tani janë hapur 20 kilometrata e rrugës Theth – Kir. Konfirmi vjen edhe nga drejtuesi i fadromës Martin Gjoni.Brenda pak ditëve pritet që komuna Shalë, fshati Theth të jetë i zhbllokuar në drejtim të Malit të Shoshit e më pas fshatit Kir të Komunës Pult e cila lidhet me Prekalin për të përfunduar në qytetin e Shkodrës. Më pas një tentativë do të bëhet edhe në anën tjetër në Qafë Thore për të zhbllokuar rrugën Bogë – Theth edhe pse atje trashësia e borës kalon 80 centimetër.Gjatë ditëve të bllokimit të rrugës, banorët e zonave të Dukagjinit kanë patur shumë vështirësi, ende prej ditësh shumë zona si shkak i borës vijojnë të qëndrojnë pa energji elektrike. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/tfVx-PuZnJc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]