Dy fëmijë janë larguar nga shtëpitë e prindërve të tyre dhe që atëherë, vendndodhja e tyre është e panjohur, shkruajnë mediat gjermane.

Siç raportohet nga policia, bëhet fjalë për 13-vjeçarin Leon Bitiq dhe Martin Mändl 12-vjeçar nga Neuburgi, të cilët rreth orës 11:00 të mërkurën në mbrëmje, janë nisur nga shtëpitë e prindërve të tyre pa u vënë re dhe nuk janë kthyer më.

Sipas policisë, të dy djemtë e miqësuar kanë dalë së bashku, por vendndodhja e tyre aktuale nuk dihet..

Leon Bitiq është rreth 160 centimetra i gjatë, i fortë dhe i veshur me pantallona të zeza dhe një xhaketë dimri të zezë.

Martin Mändl është rreth 170 centimetra i gjatë, i hollë dhe i veshur me një xhaketë gri dhe pantallona tuta të zezë.

Informacionin për vendndodhjen e dy djemve e pranon inspektorati policor në Neuburg në numrin e telefonit (0 84 31) 67 11-0.

Artikulli paraprakMATURANTJA VETËHIDHET KATI I TRETË SHKOLLËS SË MESME
Artikulli tjetërARRESTOHET I SHPALLURI NË KËRKIM, PJESË E ‘VOL -VO 4’