Gjatë ditës së sotme Star Plus ka sjellë në mënyrë ekskluzive historinë e zhdukjes në mënyrë të mistershme të dy personave dajë dhe nip, njëri nga Postriba dhe tjetri nga Dobraçi.

Konkretisht bëhet fjalë për zhdukjen e shtetasit Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj. Star Plus sjell ekskluzivisht rrëfimin e familjes Mollaj. Një zë e ka thirrur O Goni shtetasin Agron Mollaj tek shtëpia e tij.

Ai ka dalë dhe që mbrëmjen e 23 gushtit nuk është kthyer më. Ngjarjen e rrëfen bashkëshortja e tij Merita Mollaj.

Merita Mollaj nuk ka asnjë dyshim se çfarë mund t’i ketë ndodhu bashkëshortit të saj apo se ku ndodhet ai. 38 vjeçarja shprehet se Agron Mollaj nuk ka patur ndonjë problem.

Merita Mollaj ka një apel të fortë për qeverinë shqiptare, kryeministrin apo edhe ministrin e brendshëm dhe atë të drejtësisë që të bëjnë të pamundurën për të ditur se ku ndodhet bashkëshorti i saj dhe se çfarë ka ndodhur me të.

Policia e Shkodrës deri më tani nuk ka një pistë të saktë mbi zhdukjen e Agron Mollaj dhe nipit të tij Gëzim Hysaj.

Familjarët prej 6 ditësh po përjetojnë momenti tmerri duke qenë se s’kanë asnjë informacione për dy të zhdukurit ndaj apeli është i fortë për gjetjen e tyre.

 

Artikulli paraprakROBOTË PËR SHTRIMIN E TULLAVE
Artikulli tjetërPËRGATITJET PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR