Të shtunën e kaluar 12 djem të rinj dhe trajneri i tyre shkuan për të eksploruar një shpellë pas praktikës së futbollit në Tajlandën veriore.

Por ata janë zhdukur prej një jave dhe askush nuk di asgjë për to.

Biçikletat e tyre u gjetën të braktisura në hyrje të shpellës dhe pak kohë më pas reshjet e mëdha të shiut mbushën shpellën me ujë.

Gjatë javës shpëtuesit kanë kërkuar me dëshpërim futbollistët, me shpresën se grupi është gjallë thellë brenda shpellës, por i bllokuar nga ujërat e përmbytjeve.

Dhe tani gjithë Tajlanda po luten për të rinjtë.

Shokët e tyre të klasës luten që ata të shpëtojnë ndërsa të gjithë janë vënë në dispozicion për ti gjetur.