TËRTHORJA: NË SHKODËR VETËM 3 PUBE KANË LEJE MJEDISORE. Në qytetin e Shkodrës inspektoriati shtetëror i mjedisit në bashkëpunim drejtorinë rajonale të mjedisit dhe policinë e shtetit kanë nisur aksionet për kontrollet ndaj zhurmave në lokalet apo pubet e natës.

Drejtori i inspektoriatit të mjedisit Edmond Tërthorja thotë se do të merren masa për ata që nuk respektojnë ligjin.

Sipas drejtorit Tërthorja në Shkodër nuk janë më shumë se 3 lokale apo pube që disponojnë leje mjedisore dhe që kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë 24 orëve.

Edhe këta lokale apo pube që kanë lejet mjedisore duhet të respektojnë një limit që përcakton se zhurma tek banesa më e afërt ku ndodhet diskoteka nuk duhet të jetë më shumë se 35 decimel dhe në mjediset e brendshme jo më shumë se 75 decimel. Kontrollet do të vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe kush nuk respekton këto limite mund të ndëshkohet. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/i7pXFubVjp8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]