Sipas një studimi të kryer nga Universiteti amerikan ‘’Washington’’ truri i fëmijës varet nga kujdesi dhe dashuria që nëna i kushton.

Në bazë të skanimeve të trurit të trevjeçarëve shkencëtarët kanë konstatuar që truri i fëmijëve ndaj të cilëve prindërit janë kujdesur vazhdimisht është më i zhvilluar se i atyre të cilëve janë neglizhuar nga prindërit.

Studimi ka vëtetuar se rritja e qelizave trunore varet nga sasia e dashurisë që merr fëmija.
Mënyra se si veprojnë prindërit me fëmijën deri në vitin e dytë të jetës ndikon direkt në atë se si do të funksionojë truri i tij në moshë të rritur.

Pasojat e neglizhimit dhe abuzimit janë inteligjenca më e ulët, pamundësia për të ndier dhembshuri, prirja kriminale dhe varësia nga drogat.

“Prindërit duhet ta mendojnë mirë mënyrën se si sillen me fëmijën, sepse kjo ndikon në zhvillimin e përgjithshëm të tyre, madje dhe në madhësinë e trurit.

Volumi i reduktuar i trurit lidhet me sëmundjen e depresionit dhe skizofreninë”, – ka theksuar udhëheqësja e hulumtimit, Joan L. Luby.