MARRIN PJESË KATËR EKIP, FITOJNË GAZETARËT SPORTIVË.Kolegjiumi i arbitrave të Shkodrës me rastin e festive të fundvitit ka organizuar kupën “Skender Bilali” në shenjë respekti për ish-drejtuesin e këtij kolegjiumi.

Ky aktivititet, ka patur një rëndësi të veçantë pasi është hera e parë që bëhet në ndërim të një ish-gjyqtari ndër më të njohurit në Shkodër. Vetë, professor Bilali është shfaqur i emocionuar për kupën e kushtuar në nderim të tij, ndërsa drejtuesi aktual i Kolegjiumit të Arbitrave, Dritan Salaj, beson se do të ruhet kjo traditë në vitet e ardhshme. Në këtë kupë, kanë marrë pjesë katër ekip, ai i kolegjiumit të arbitrabe, të forcave të ndërhyrjes së shpejtë në policinë e qarkut të shkodrës, një ekip nga tatim taksat dhe gazetarët sportivë. Ndeshja e parë, ka qenë mes gazetarëve sportivë të shkodrës dhe Fnsh, kun ë fund janë shpallur fitues gazetarët me rezultatin 7-2 dhe duke kaluar kështu në finale. Ndërkohë, takimi i dytë ka patur si fitues ekipin e tatim taksave me rezultatin 5-2 ndaj kolegjiumit të arbitrave. Takimi final ka qenë dhe më i bukur, ku fituesi është shpallur me penallti, pas rezultatit 3-3 të minutave të rregullta. Nga gjuajtjet e penalltive kanë qenë më të saktë gazetarët sportivë ku dhe kanë fituar, kupën e parë në nderim të  Skender Bilalit. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/-Kw-QT5EYRk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]