Disa të rinj nga qyteti i Shkodrës kanë bërë realitet lëvizjen “Critical Mase” të projektit “Eurovelo”, që financohet nga Komisioni Europian. Nga qendra e qytetit, në sheshin “Nënë Tereza”, kanë nisur pedalimin për të përshkuar pjesët kryesore të Shkodrës. 

“Mase” është një lëvizje globale që bëhet për pedalimin dhe lëvizjen me biçikletë në zonat urbane. Me këtë lëvizje të pare, kërkojmë që të lobojmë për një pedalim modern në Shkodër, përpos faktit që ky qytet e ka culture, ndoshta është koha që sot të mendohet për ta modernizuar më shumë atë, qoftë për transport apo turizëm. Ajo që do të doja të ndryshonte është mënyra se si shikohet Shkodra. Vërtetë është një qytet kampion për biçikletat, por duhet të jetë kampion edhe në infrastructure, edhe për mënyrën se si bëhen politikat lidhur me pedalimin. Nuk e shoh trafikun si diçka që mund t’më mërzisë në Shkodër. Mendoj që ka nevojë për përmirësime, realisht është e mundshme, sepse ekziston kultura qytetare për pedalimin dhe respektimi nga të gjithë aktorët e akseve rrugore”).Drejtorja e “Go2” Eltjana Shkreli shprehet se kjo lëvizje është impresionuese.

Kjo është hera e parë që “Critical mase” zhvillohet në Shkodër, ndërkohë që në qytetet kryesore të botës është një lëvizje e njohur, që për qëllimi ka sensibilizimin.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/-wb3w9LU7o8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]