Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në fshatin Kryeluz të Kavajës.

Nga zjarri është djegur një banesë, ndërsa rrezikon një tjetër. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kohës që u përfshi nga zjarri, në banesë nuk ka pasur njerëz.

Dje një zjarr masiv përfshiu kodrat me shkurre pranë plazhit të Gjeneralit në Kavajë. Flakët iu afruan rreth 15 metër banesave dhe rrezikuan jetën e banorëve.

Për shuarjen e flakëve u dërguar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili ndërhyri nga ajri.