Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me shkurre pranë plazhit të Gjeneralit në Kavajë.

Situata e përshkruar nga banorët dhe kryetari i bashkisë së Kavajës Isa Sakja është alarmante. Kjo pasi flakët i janë afruar rreth 15 metër banesave dhe rrezikon jetën e banorëve.
Sakja ka kërkuar ndihmë nga ajri pasi për shkak të terrenit por edhe furisë së zjarrit të ndihmuar nga era, mjetet zjarrfikëse nuk mund të bëjnë shumë.

“Ju bëj thirrje që të sensibilizoni dhe qeverinë. Është situatë alarmante. Është 15 m larg banesave. Zjarri ka marrë vrull nga era dhe është thuajse e pamundur për tu ndalur. Zona është e pjerrët dhe ndërhyrja me zjarrfikëse është e pamundur. Aktualisht po digjen shkurret. Është e domosdoshme të ndërhyhet nga ajri.
Kemi komunikuar me prefektin me emergjencat. Na kanë thënë që është nisur helikopteri”, tha kryetari i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja në një lidhje telefonike .Nga Tirana mesohet se jane nisur tre mjete zjarrefikese ne ndihm per shuarjen e zjarrit.