Një zjarr i madh ka rënë një pallat në zonën e Astirit.Policia bën të ditur se është duke evakuuar banorët, për shkak të tymit të madh që është në pallat.Sipas policisë, zjarri ka rënë një panelin elektrik të pallatit.

Informacion paraprak nga Policia e Tiranës:
Në rrugën ‘Teodor Keko’ ka rënë zjarr në panelin elektrik të një pallati i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses.

Shërbimet e policisë në bashkëpunim me zjarrfikësit po bëjnë evakuimin e banorëve për shkak të prezencës së madhe të tymit.Deri në këto momente nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhen edhe ambulancat.