Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë natës pyllin me pisha të Shëngjinit qe ne oren 1 pas mesantes.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje, por terreni i vështirë malor e ka bërë të pamundur shkuarjen në vend dhe izolimin e vatrës së zjarrit.

Po ashtu mësohet se era ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa nevojitet ndërhyrja nga ajri, pasi vatrat vijojnë të jenë aktive.

Dëshmitarët thonë se ka rrëzik të përsëritjes së situatës së gushtit të vitit 2016.

Ne vendngjarje ndodhet edhe Prefekti i Qarkut Lezhe Gjon Jaku.

Artikulli paraprakVIDEO FRYMËZUESE! VAJZËN 10 VJEÇARE SE NDAL AS KARROCA ME RROTA
Artikulli tjetër“TË DORËHIQET”, PD: KAJMAKU I DËNUAR PËR VEPRA TË RËNDA, RAMA E DI