Një zjarr ka përfshirë pyjet e ahut në zonën e quajtur Përroi i Peshkut, në Shebenik-Jabllanicë.

Zjarri ka përshkuar një sipërfaqe prej 7 ha, ku ka prekur një pjesë të pyjeve të ahut të shpallura në Trashëgiminë Botërore UNESCO. Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë, nuk është bërë i mundur izolimi i tij nga ana zjarrfikësve të Prrenjasit.

Për neutralizimin e zjarrit kanë ardhur në ndihmë edhe forcat e ushtrisë dhe zjarrfikës nga Tirana, Fieri, Korça si dhe punonjës të Bashkisë Prrenjas.

Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.