Nje zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në pyjet e fshatit Barkanesh, të Fushë-Krujës.

Zjarri është favorizuar nga erërat e forta që fryjnë nga veriu ka marë drejtimin edhe drejt fshatit Zgërdhesh dhe ka përfshirë një pyll të mbjellë me pisha, ullinj e pemë të tjera.

Terreni është tepër i vështirë dhe asnjë mjet zjarrfikës nuk mund të ndërhyjë për të shuar flakët.

Zjarri vazhdon të përparojë dhe përhapja e tij është mjaft e madhe.
Aktualisht nuk rrezikohen banesa. Mendohet se zjarri është i qëllimshëm.