Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një kamp refugjatësh në Moria të Greqisë. Mediat greke raportojnë se si pasojë e flakëve kanë humbur një grua dhe vajza e saj e mitur.

Pas zjarrit në kamp kanë shpërthyer konfliktet mes refugjatëve, kjo për shkak të numrit të madh të tyre. Ky kamp është i parashikuar të mbajë 3000 refugjatë ndërkohë që aktualisht aty strehoheshin 12 000 refugjatë kryesisht nga Siria.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe ka për autorë vetë refugjatët. Autoritet greke po hetojnë lidhur me shkaqet e kësaj ngjarjeje.