Nje vater zjarri eshte shfaqur gjate oreve te mbremjes ne malin e Shengjinit prane lagjes Sake.

Policia dhe zjarrfikesit ndodhen ne vendin e ngjarjes, por eshte e pamundur nderhyrja per shkak te terrenit.

Zjarrefikesit jane vendosur prane biznesve dhe banesave, deri tani nuk ka rrezik.

Poshte vatres se zjarrit ndodhen dhe disa depozita karburanti, por fatmiresisht nuk kane karburant brenda.