PRONARI I SHTËPISË DEBATON ME DREJTORIN E ZJARRËFIKËSVE. Një shtëpi 3-katëshe është përfshirë nga flakët natën e kaluar.

Kati i tretë i banesës të familjes Leva në lagjen “Qemal Stafa” në qytetin e Shkodrës është shkrumbuar nga flakët e zjarrit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ndërhyrja e zjarrëfikësve ka bërë të mundur shpëtimin e shtëpive të tjera aty pranë. I zoti i shtëpisë Burhan Leva akuzon zjarrëfikëset se kanë ardhur me vonesë për të shuar zjarrin. Kjo deklaratë e pronarit të banesës solli edhe një debat me drejtorin e zjarrëfikësve Zamir Sylja. Tre persona pas flakëve të zjarrit janë dërguar me ambulancë në spitalin rajonal të Shkodrës si shkak i panikut. Nga sa mësohet zjarri në atë banesë mund të ketë ardhur si shkak i një shkëndije nga energjia elektrike.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/42n1MNujIxc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]