Nje zjarr i fuqishem eshte shfaqur mbremjen e se premtes ne zonen e lagjes “Nene Tereza” ne Lezhe”.

Zjarri ka perfshire nje siperfaqe me kallamishte duke rrezikuar edhe banesa te zones.
Zjarrfikesit ne vendin e ngjarjes po perpiqen te vene nen kontroll zjarrin per ta lokalizuar e shuar ate ne menyre qe te mos perhapet me tej.

Tymi dhe paniku kane pushtuar lagjen dhe zonen perreth.