Zjarr në pyjet e fshatit Patin, ndërhyn zjarrfikësja për shuarjen e flakëve
Një zjarr i madh u shfaq këtë të premte në masivin pyjor me pishë në fshatin Patin të Bashkisë së Klosit.

Vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi për shkak të erës. Të parët që kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve kanë qenë banorë të zonës.

Drejt vatrës së zjarrit menjëherë është nisur edhe mjeti zjarrfikës i Bashkisë së Klosit si dhe punonjësit e këtij shërbimi. Kryetari i Bashkisë Klos Ilmi Hoxha ka urdhëruar stafin e shërbimit zjarrfikës të mbrojnë banesat, duke vendosur aty mjetin zjarrfikës.

Ndërkohë për shkak të mungesës së rrugës automoblisitike, për shuarjen e zjarrit janë përdorur pompa shpine nga zjarrfikësit.

1 hektar pishë mësohet se është përshkuar nga flakët, ndërsa bashkia Klos tha se tashmë vatra është neutralizuar për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të saj.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT: VELIERA ME 1 TON DROGË NË GREQI NUK KA LIDHJE ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetër180 MLN EURO DROGË, GJYKATA GJERMANE VENDOS EKSTRADIMIN E ARBËR ÇEKAJ: