Një ullishte në Elbasan është përfshirë nga flakët. Siç bën me dije policia, zjarri është regjistruar rreth orës 18.40, në lagjen “Dyli Haxhire”.

Mësohet se ullishtja ndodhet në një terren të thyer dhe zjarri ka marrë përmasa të mëdha.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit

.Gjithashtu u njoftua Shefi i Emergjencave Civile, Elbasan.

Artikulli paraprakBURRI ANKOHET NË POLICI:MË RREH GRUAJA
Artikulli tjetërKËRCËNONIN ME JETË BIZNESMENËT, NJË SHQIPTAR I ARRESTUAR, NJË TJETËR NË KËRKIM