Një zjarr ka rënë në një ndërtesë banimi në Paris, ku shtatë persona janë plagosur rëndë mes tyre edhe pesë fëmijë.

Sipas mediave të huaja, të gjithë të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Lajmi për zjarrin është konfirmuar nga kryetari i bashkisë së qytetit, Meriem Derkaoui, i cili ka bërë me dije se shkaqet e tij nuk dihen akoma.

Në të njëjtin qytet më pak se një muaj më parë, një zjarr tjetër ra në një kompleks strehimi ku mbetën të vrarë një grua dhe tre fëmijët e saj.

Artikulli paraprakKROACI, TURISTJA BIE NGA ANIJA KROCERE QË LUNDRONTE DREJT VENECIAS, SHPËTOHET PAS 10 ORËSH NË DET
Artikulli tjetërFSHF/ HIDHET SHORTI I KATEGORISË SË PARË, VLLAZNIA E NIS NË SHTËPI NDAJ KORABIT