Një zjarr ka rënë në Velipojë në zonën e Pulajve. Zjarri është ndezur pranë një zone ku hidhen mbeturina.

Flakët janë favorizuar nga era dhe janë shpërndarë në shkurre dhe bimë aty pranë. Për të shuar flakët në vendngjarje ka shkuar një zjarrfikëse e stacionit të Velipojës dhe dy të tjera janë nisur nga Shkodra.

Në ndihmë të tyre është edhe ndërmarrja e Ujësjellësit të Shkodrës. Deri më tani s’raportohet për dëme materiale. Zjarri ka rënë në një hapësirë fushore, 50-100 meter larg banesave , si dhe afer stacionit te pompave te ujrave te zeza.

Artikulli paraprakI HELMUARI ME FOSTOKSINË NISET ME HELIKOPTER DREJT TIRANËS
Artikulli tjetërMUNGESA E KANDIDATËVE PËR KLGJ, AMBASADA AMERIKANE THIRRJE GJYQTARËVE: BËHUNI PJESË E SË ARDHMES!