Zjarre në Has dhe në Mallakastër, zjarrfikëset s’ndërhyjnë dot

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një hapësirë të gjerë në Pogaj të Hasit. Mjetet zjarrfikëse nuk mund të hynë në zonë për shkak të terrenit të thyer. Vatra e zjarrit në ka nisur në pjesën e përtej kufirit në Kosovë, duke u përhapur në fshatin Pogaj. Ndërkohë, zjarri ka përfshirë edhe kodrat e fshati Metoh në Mallakastër. Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Prefekti i Qarkut Vasil Bregu tha se zjarrfikëset e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit malor. Megjithatë, forcat e zjarrfikëses si dhe banorët e fshatra po angazhohen për shuarjen e zjarri me mjete rrethanore dhe se zjarri po shkon drejt shuarjes. Fshati Metoh ndodhet në kufi me fshatrat e Beratit.

Artikulli paraprakJEP DORËHEQJEN ANËTARI I GJYKATËS KUSHTETUESE
Artikulli tjetërDYSHIME PËR TRAFIKIM, SEKUESTROHET VARKA GJERMANE