128 NUK FUNKSIONOJNË PËR EAGLE DHE PLUS POR VETËM PËR VODAFONE DHE AMC. Nëse keni një emergjencë të rënies së zjarrit dhe ju nevojitet shërbimi i zjarrfikëses nuk duhet të telefononi 128-ën nga numrat eagle apo plus si dhe numrat fiks sepse në ditën e sotme nuk funksionojnë.

E vetmja mundësi për të telefonuar numrin 128 është nga abonentët amc apo vodafone. Komandanti i shërbimit Edison Suma në repartin e zjarrfikësve thotë se ky defekt  ndodh për të parën herë.Mosfunksionimi i numrit 128 për abonentët eagle dhe plus krijon probleme për zjarrfikëset. Përveç numrit 128 për abonentët eagle dhe plus, nuk funksionojnë as numrat fiks 2-4-33 33 dhe 2-4-70 70 për emergjencat. Deri sa defekti të riparohet qytetarët duhet të njoftojnë vetëm nga kompanitë vodafone apo amc.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/MWnuhXDvcX0?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]