Mes të arrestuarve për laboratorin e drogës në Kukës është edhe shtetasi Flamur Bisho Çela, i cili është arrestuar në Has në laboratorin e Heroinës.

Flamur Çela është nga lagjia “Skenderbeg” në Shkodër me detyrë punonjës tek reparti i zjarrfikësve në Shkodër. Ende nuk dihet se cili ka qenë roli i tij në laboratorin e heroinës.

Flamur Çela punonte prej 26 vitesh si shofer në repartin e zjarrëfikësve në Shkodër duke qenë një prej shoferëve më të mirë. Mes të arrestuarve është edhe ky shtetas. Më pas priten detaje të reja nga kjo çështje.