Zjarret e shtuara ditët e fundit në Shkodër kanë shqetësuar policinë vendore ashtu si në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Në këtë mënyrë zëvendës drejtori i policisë në Shkodër Afrim Tafa bëri një apel në mënyrë që autorët e këtyre zjarrvënieve të vihen përpara ligjit.

Nëse ka një bashkëpunim me komunitetit tha zëvendës drejtori Tafa atëherë nuk është e vështirë identifikimi i autorëve të zjarreve të qëllimshme.

Në Shkodër siç raporton edhe reparti i zjarrëfikësve zjarret janë rikthyer në vëmendje duke qenë kështu një shqetësim. Megjithatë deri më tani situata ka qenë nën kontrollin e efektivëve duke mos patur dëme të konsiderueshme.