Zjarri i rënë në malin e Taraboshit ka sjellë në Shkodër drejtorin e përgjithshëm të emergjencave civile Haki Çako. Drejtori Çako kërkoi nga policia që të ketë më shumë iniciativë për zbulimin e autorëve të zjarrvënieve

Kreu i emergjencave civile kërkoi edhe një bashkërendim të punës mes policisë dhe institucioneve të tjera për të bërë të mundur indetifikimin e zjarrvënësve

I pyetur për pretendimet e repartit zjarrëfikës të Shkodrës lidhur me reduktimin e shpërblimeve për oraret shtesë të punës, drejtori Çako deklaroi se janë bashkitë ata që duhet të marrin në konsideratë trajtimin e efektivëve por edhe rritjen e kapaciteteve teknike dhe mjeteve përkatëse

E pranishme në këtë vizitë të drejtorit të emergjencave civile ishte edhe Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni e cila tregoi për situatën e vështirë dhe punën e bërë deri në shuarjen e zjarrit në malin e Taraboshit ku është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme ndërsa rrezikuan edhe disa subjekte dhe banesa.

Artikulli paraprakVLLAZNIA HUMB 1-2 MIQËSOREN ME TIRANËN
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRFSHIHEN NGA FLAKËT BARAKAT E KOMUNITETIT ROM