Zjarret kanë përfshirë rajonet bregdetare në lindje të kryeqytetit grek, Athinës. Të paktën 79 persona, duke përfshirë familje me fëmijë, kanë humbur jetën ndërsa po përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve.

Por në muajt e fundit, zjarret janë bërë të furishëm gjithashtu edhe në Suedi, deri në veri tek Rrethi i Arktikut si dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në vende si Portugalia, Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Çfarë po e shkakton këtë skëterrë?

Zjarret mund të ndodhin natyrshëm në pyje, nga nxehtësia e diellit ose nga një vetëtimë. Megjithatë, sipas ekspertëve, shumica e zjarreve, rreth 90% në mbarë botën provokohen nga njerëzit.

Shkaku mund të jetë qymyri i zgarës, një cigare e hedhur pa kujdes ose zjarrvënie me qëllim. Derisa të ketë lëndë djegëse dhe oksigjen në dispozicion, flakët përhapen lehtë.

24 Korrik: Zjarrfikësit dhe vullnetarët përpiqen të shuajnë flakët gjatë një zjarri në fshatin grek Kineta

Një erë e fortë përhap zjarrin në Kaliforni

23 Korrik: Bari i thatë digjet kur ekipet e zjarrit merren me flakët në Greqi

15 Korrik: Për shkak të motit të thatë, rreth 80 zjarre kanë ndodhur në Suedi

17 Korrik: Pamjet e ofruara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës tregojnë tymin nga disa zjarre në mes të bregut perëndimor të Norvegjisë dhe Suedisë qendrore

24 Korrik: Makinat e djegura pas zjarrit në fshatin Mati pranë Athinës

23 Korrik: Një shtëpi në flakë në Greqi

 

23 Korrik: Tymi ka pushtuar ajrin në Greqi\

1 Korrik: Një automjet i shërbimit të zjarrit është i rrethuar nga flakët pasi një zjarri në Kaliforni