Greqia po përjeton situatën më të vështirë të viteve të fundit si pasojë e zjarreve masive që përfshinë rajonin e Atikës në periferi të Athinës.

Deri më tani numërohen 76 të vdekur, 170 të plagosur. Bilanci mund të rritet, pasi shumë njerëz rezultojnë të zhdukur.

Mes personave që rezultojnë të zhdukur për shkak të zjarreve që është edhe aktorja e njohur greke Chryssa Spiliotis së bashku me bashkëshortin e saj Dimitris Tournabitis.

Media greke ‘Zougla’ raporton se fotografia dhe emri i aktores dhe bashkëshortit të saj janë në regjistrin e të dhënave në internet,

ku të afërmit e personave të pagjetur mund të depozitojnë fotografi të njerëzve të tyre, gjurmët e të cilave janë humbur pas zjarrit tragjik.

Postimi i fundit në rrjetet sociale i aktores është i para dy ditëve. Në vitin 1997, Spiliotis u shfaq në televizionin Mega, në serialin “Mbretëresha e Mbretëreshës”. Gjithashtu ajo ka shkruar edhe disa libra.

Artikulli paraprakKUVENDI NË SESIONIN E SHERREVE. ASPAK KONSENSUS, SHUMË KONFLIKTUALITET
Artikulli tjetërNË PRITJE TË EKLIPSIT MË TË GJATË TË SHEKULLIT, 103 MINUTAT E HËNËS SË KUQE NË 27 KORRIK