Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim për t’i akorduar Greqisë 100 mijë euro si ndihmë pas katastrofës që po kalon nga zjarret e tre ditëve të fundit. Sipas vendimit të qeverisë, ndihma i jepet Athinës për të lehtësuar dëmet nga zjarret.

Në tre ditët e fundit flakët kanë lënë pas një katastrofë, pasi mbi 80 persona zyrtarisht kanë humbur jetën, ndërsa mbi 100 janë të zhdukur dhe 200 të plagosur. Mijëra shtëpi janë djegur dhe shkatërruar nga flakët që përpinë periferinë e Athinës prej ditës së hënë.

Mes viktima zyrtarisht është edhe një shqiptare, por dyshohet se numri është tre, pasi dy të tjera janë shpallur të zhdukura.

Artikulli paraprakAPOKALIPSI NË GREQI, ÇFARË LA PAS ZJARRI – FOTO
Artikulli tjetërECURIA E VETTINGUT, GJONAJ: NUK KA KTHIM PAS, OPOZITA E MIRËPRITUR PËR TË BASHKËPUNUAR