Shkon në 50 persona numri i viktimave dhe më shumë se 150 numri i të plagosurve nga zjarret e rëna në pyjet pranë kryeqytetit të Athinës.

Qeveria greke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të përballuar zjarret që kanë djegur dhjetëra shtëpi.

Thirrjes për ndihmë i është përgjigjur Qiproja, e cila ka çuar 60 forca zjarrfikëse dhe Spanja, e cila ka ofruar avionë.

Zjarret që kanë përfshirë pyjet ndodhen 55 kilometra në perëndim të Athinës, po djegin jashtë kontrollit në të dyja anët e kryeqytetit grek, duke shkatërruar shtëpitë dhe duke nxitur banorët të largohen nga banesat e tyre.

Pamje nga zjarret në Athinë: Greqia është goditur nga një valë të nxehti që prej së dielës ndërkohë që shërbimet meteorologjike

kanë parashikuar temperatura deri në 37 gradë Celsius për Athinën dhe 41 gradë Celsius në pjesën qendrore të vendit. Ajo çka i favorizon më shumë zjarret është era e fortë që fryn në vend.