Shkencëtarët shprehen se ndryshimi i klimës ka nxitur rënien masive të zjarreve në Kaliforni.

Analiza e shkencëtarëve arrin në përfundimin se zjarret përhapen për shkak të ngrohjes globale, një fenomen në rritje kudo në botë.

Shkencëtarët shpjegojnë se Kalifornia tani ka rrezik më të madh të përfshihet nga flakët, sesa përpara se të kishim ngrohejn kaq të madhe globale.

Presidenti Donald Trump tha se zjarret mund të jenë përhapur në Kaliforni, edhe për shkak të çështjes së menaxhimit të tokës, por rezulton shkencërisht se ky argument nuk është aq i vërtetë.

Zjarret më të këqija në 18 vjet kanë shpërthyer në të gjithë Kaliforninë që nga gushti.

Këto zjarre kanë shkaktuar më shumë se 30 vdekje dhe kanë dëbuar me mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre. Guvernatori i Kalifornisë Gavin Neusom tha se ndryshimet klimatike kanë “kontribuar” në këtë gjendje.

Presidenti Trump hodhi poshtë këtë argument, duke thënë se çështja e menaxhimit të tokës ndikon në përhapjen e zjarreve.

Artikulli paraprakE PREMTJA ME RESHJE TË DENDURA, JA ZONAT KU RREZIKOHEN PËRMBYTJE
Artikulli tjetërVENDIMI FINAL/ SHKARKOHET NGA DETYRA DONIKA PRELA